Blower Door Test
1. Infiltrimet e ajrit në ndërtesë dhe rëndësia e tyre Eficensa energjetike e ndërteses është e lidhur ngushtë me humbjet apo fitimet e nxehtësisë për shkak se këto janë një tregues i konsumit të energjisë elektrike për të arritur komfortin termik. Infiltrimi i ajrit mund të përbëjë në shumë raste rreth gjysmën ose më shumë të humbjeve të nxehtësisë totale. Këmbimi i ajrit nga jashtë në ndërtesë ndikohet nga ekzistenca e hapësirave midis dritareve e dyerve dhe mureve të jashtëm, nga poret e vetë strukturës, si dhe nga efektet e tipit oxhak. Në ndërtesat me përmirësim të vetive termike të strukturave nga termoizolimi, infiltrimi i ajrit bëhet komponenti më i rëndësishëm në humbjet e nxehtësisë. Për pasojë, nëse ky komponent nuk trajtohet, rritja e eficensës energjetike bëhet akoma më e vështirë. Mënyra më e saktë për përcaktimin e infiltrimeve të ajrit është matja me anë të instrumentave matës, të cilet krijojnë kushte presioni ose depresioni në ndërtesë, në mënyrë...
Continue Reading