Legjislacion

Legjislacion

Ligji Nr. 124/2015 “Për Efiçencën e Energjisë”

Qëllimi i këtij ligji është:

  1. hartimi i rregullave dhe politikave kombëtare për nxitjen, promovimin e përmirësimin e përdorimit efiçent të energjisë, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe heqjen e pengesave në tregun e energjisë;
  2. vendosja e objektivave kombëtarë të efiçencës së energjisë;
  3. rritja e konkurrueshmërisë së operatorëve.

Objekti kryesor i këtoj ligji është të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe personave fizikë dhe /ose juridikë, publikë ose privatë, që ushtrojnë veprimtari në sektorët rezidencialë, të shërbimeve, industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë, për nxitjen e përdorimit me efiçencë të energjisë dhe për zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike.

Ligji nr. 116/2016 “Për Performancën e Energjisë së Ndërtesave”

Ky ligj ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për përmirësimin e performancës së energjisë së ndërtesave, duke marrë në konsideratë kushtet lokale dhe klimaterike të vendit, kushtet e komfortit të brendshëm të ndërtesave, si dhe kostot efektive.

Vendimi i Këshillit të Ministrave 852, datë 7.12.2016 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencisë për efiçencën e energjisë ”

Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për energjinë (Ministri), dhe është përgjegjëse për zbatimin e politikave dhe nxitjen e masave për efiçencën e energjisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.256, datë 27.3.2020 “Për Miratimin e Metodologjisë për Llogaritjen e Niveleve të Kostos Optimale për Kërkesat Minimale të Performancës së Energjisë së Ndërtesave, të Njësive dhe të Elementeve të Ndërtesave.

Ky vendim përcakton kuadrin e metodologjisë krahasuese për t’u përdorur për llogaritjen e niveleve optimale të kostos të kërkesave minimale të performancës së energjisë për ndërtesat dhe elementet e ndërtesave të reja dhe ekzistuese. Kjo Metodologji përcakton rregullat e zbatueshme në ndërtesat referente të zgjedhura, me qëllim identifikimin e niveleve të kostos optimale të kërkesave minimale të performancës së energjisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 342, datë 22.5.2019 “Për Miratimin e Kategorive, të Kushteve dhe Kërkesave të Kualifikimit për Menaxherin e Energjisë”

Ky vendim ka për objekt përcaktimin e kategorive, të kushteve dhe kërkesave për kualifikimin dhe njohuritë profesionale të menaxherit të energjisë të cilët kanë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e pajisjeve që konsumojnë çdo formë energjie, përmirësimin dhe mbikëqyrjen e mënyrave të përdorimit të energjisë dhe kryerjen e detyrave të tjera për përdorimin racional të energjisë në ndërtesa dhe industri.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 407, datë 19.6.2019 “Për Miratimin e Procedurës, të Kategorive, Kushteve, Kërkesave të Kualifikimit dhe të Eksperiencës Profesionale tër Personin, të Cilit i Lëshohet Certifikata e Audituesit Energjetik”

Ky vendim ka për objekt dhe e shtrin fushën e veprimit në:
a) përcaktimin e procedurës, të kategorive, kushteve dhe kërkesave të kualifikimit e të eksperiencës profesionale të audituesit energjetik;
b) përcaktimin e kushteve, për personat fizikë, për t’u pajisur me certifikatën e audituesit energjetik për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe/ose industri.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 537, datë 8.7.2020 “Për Miratimin e Kërkesave Minimale të Performancës së Energjisë së Ndërtesave dhe të Elementeve të Ndërtesave”

Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë kërkesat minimale për performancën e energjisë së ndërtesave dhe të elementeve të ndërtesave, sipas kategorive përkatëse të ndërtesave dhe elmentëve të vecanta të tyre, duke synuar që të arrihen nivelet optimale të konsumit energjetik për një përdorim tipik të ndërtesës.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 934, datë 25.11.2020 “Për Miratimin e Kritereve dhe të Procedurave për Mënyrën e Përzgjedhjes dhe Sasinë e Certifikatave që do të Verifikohen, si dhe Procesi i Mbikëqyrjes së Certifikatave të Performancës së Energjisë në Ndërtesa”

Qëllimi i këtij vendimi është të rregullojë procesin e mbikëqyrjes së certifikatave të performancës së energjisë në ndërtesa, duke percaktuar kriteret dhe procedurat për mënyrën e përzgjedhjes dhe sasinë e certifikatave që do të verifikohen. Ky vendim e shtrin fushën e zbatimit në ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave të referuara në ligjin nr. 116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 958, datë 2.12.2020 Për miratimin e procedurave e të kushteve të certifikimit të performancës së energjisë së ndërtesave dhe të modelit, përmbajtjes e kushteve të regjistrimit të “Certifikatës së performancës së energjisë së ndërtesave”

Ky vendim ka për qëllim, përcatimin e procedurave dhe kushteve të certifikimit të performancës së energjisë së ndërtesave, si dhe të modelit, përmbajtjes, kushteve të regjistrimit të “Certifikatës për performancën e energjisë” të ndërtesave përkatëse.
Referuar këtij vendimi si dhe Ligjit nr. 116/2016 “Për Performancën e Energjisë së Ndërtesave”, çdo subjekt i cili ka në pronësi ose administrim një ndërtesë, për të cilën është i detyrueshëm certifikimi i performancës së energjisë, zgjedh një Auditues Energjie i cili duhet të realizojë auditimin energjetik, duke ndjekur rregullat e përcaktuara në Kodin e Praktikës dhe lëshon Çertifikatën e Performancës së Energjisë (CPE) dhe raportin e verifikimit mbi bazën e të dhënave hyrëse. Për mbledhjen e të dhënave hyrëse për gjenerimin elektronik të një CPE-je, audituesi energjetik i certifikuar ndërmerr një studim në terren.

Metodologjia Kombëtare e Llogaritjes së performancës së energjisë së ndërtesave përdoret për llogaritjen e nivelit të konsumit të energjisë në përputhje me kërkesat e performancës së energjisë së ndërtesave, njësive dhe elementeve të ndërtesave, me qëllim vlerësimin dhe plotësimin e çertifikatave të performancës së energjisë.

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1094, datë 24.12.2020 “Për Miratimin e Metodologjisë Kombëtare të Llogaritjes së Performancës së Energjisë në Ndërtesa”.