1. Infiltrimet e ajrit në ndërtesë dhe rëndësia e tyre
Eficensa energjetike e ndërteses është e lidhur ngushtë me humbjet apo fitimet e nxehtësisë për shkak se këto
janë një tregues i konsumit të energjisë elektrike për të arritur komfortin termik. Infiltrimi i ajrit mund të
përbëjë në shumë raste rreth gjysmën ose më shumë të humbjeve të nxehtësisë totale. Këmbimi i ajrit nga
jashtë në ndërtesë ndikohet nga ekzistenca e hapësirave midis dritareve e dyerve dhe mureve të jashtëm, nga
poret e vetë strukturës, si dhe nga efektet e tipit oxhak. Në ndërtesat me përmirësim të vetive termike të
strukturave nga termoizolimi, infiltrimi i ajrit bëhet komponenti më i rëndësishëm në humbjet e nxehtësisë.
Për pasojë, nëse ky komponent nuk trajtohet, rritja e eficensës energjetike bëhet akoma më e vështirë. Mënyra
më e saktë për përcaktimin e infiltrimeve të ajrit është matja me anë të instrumentave matës, të cilet krijojnë
kushte presioni ose depresioni në ndërtesë, në mënyrë që të evidentohen rrjedhjet e ajrit. Formula e llogaritjes
se këtyre të fundit është:
𝑄 = 𝑉′∗ 𝐶𝑝 ∗ (𝑇𝑖𝑛 − 𝑇𝑜𝑢𝑡) [𝑊𝑡]
ku :
𝑉′- numri i këmbimeve të ajrit i matur [ACH]
𝐶𝑝 – nxehtësia specifike e ajrit [𝑘𝐽⁄𝑘𝑔𝐾]