Çertifikatë për performancën e energjisë

Çfarë është “Çertifikata për performancën e energjisë (CPE)”?

“Çertifikatë për performancën e energjisë” është një dokument i lëshuar nga Audituesi Energjetik, ku përcaktohet performanca e energjisë së një ndërtese ose të njësisë së një ndërtese, e përcaktuar dhe e lëshuar sipas kërkesave të Ligjit Nr. 116/2016 për performancën e energjisë së ndërtesave.

Kur është e detyrueshme CPE?

Referuar kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, “Çertifikimi i Performancës së Energjisë së Ndërtesave” është i detyrueshëm për:

a) Të gjitha ndërtesat ose njësitë e ndërtesave, të cilat do të shiten ose do të jepen me qira;
b) Të gjitha ndërtesat, të cilat do të ndërtohen ose do t’i nënshtrohen rinovimit të rëndësishëm;
c) Të gjitha ndërtesat që janë në përdorim nga një autoritet publik ose nga institucionet që sigurojnë një shërbim ndaj publikut dhe që frekuentohen shpesh nga publiku.

Si mund të merret një çertifikatë CPE

“Çertifikata për performancën e energjisë” lëshohet nga audituesit e energjisë të çertifikuar nga Agjencia për Eficencën e Energjisë (AEE), në bazë të të dhënave teknike të performancës së energjisë dhe raportit të verifikimit.
Audituesi energjetik për lëshimin e “Çertifikatës për performancën e energjisë” përdor tarifa jo më të larta sesa tarifat përkatëse tavan. Këto tarifa miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë dhe ministrit përgjegjës për financat.