Tarracat e gjelbra

Tarraca e gjelbër

Arkitektura ambientale (e qëndrueshme) është arkitektura që kërkon të minimizojë ndikimin negativ mjedisor të ndërtesave, nëpërmjet përdorimit efikas dhe moderimit në përdorimin e materialeve, energjisë, hapësirës për zhvillim dhe ekosistemit në përgjithësi.

Qëllimi i gjelbërimit dhe mbulimi i ndërtesave është një prej strategjive që kërkohet nga bioarkitektura për të limituar impaktin ambiental të ndërtimit.

Gjelbërimi vertikal, fasadat e gjelbëruara: Gjelbërimi vertikal, është rezultat i gjelbërimit të sipërfaqeve vertikale me bimë, të cilat janë të rrënjosura në tokë, në strukturën e murit të jashtëm, ose në kuti të mbjella, të bashkëngjitura në mur. Në të gjitha mënyrat qëllimi është mbulimi i ndërtesës me bimësi.

Tarracë e gjelbër: Është një koncept mbulimi, për të cilën përdoret dhe ose ndonjë lloj tjetër nënshtrese (material të lehtë, ose me shumë fibra) dhe bimë vegjetale në vend të tjegullës klasike.

Bashkimi i nënshtresave dhe bimëve vegjetale mundëson realizimin e mbulesave relativisht të mirëizoluara, të mbrojtura nga ajri dhe uji, rezistente ndaj erës dhe zjarrit.  Kjo mund të realizohet me materiale lehtësisht të disponueshme.

 

Universiteti Nanyang, Singapore                        Meera Sky Garden House, Singapore

 

Ky sistem mundëson reduktimin e nevojës për energji të ndërtesës dhe njëkohësisht të emetimit të CO2, por, gjithashtu ka avantazhe të tjera ekonomike dhe ekologjike:

  • përthith përkohësisht shirat dhe i lëshon gradualisht, duke evituar mbushjen e tepër të tubave, të sistemit të kullimit dhe redukton permbytjet që konsiderohen dhe një nga problemet e shekullit të 21;
  • filtron papastërtitë urbane dhe redukton dioksidin karbonik;
  • filtron ujin e papastër të shiut;
  • ftoh ajrin për avullim-transpirimin e avullit të ujit;
  • ul shpejtësinë e erës;
  • përmirëson cilësinë e ajrit
  • redukton transmetimin e zhurmës brenda në ndërtesë;
  • krijon efekt freskues i cili çon në reduktimin e efekteteve të “ngrohtësisë së ishujve urbanë”;
  • rrit jetëgjatësinë e mbulesës;
  • të kombinuara me panele fotovoltaike (PV) ato mund të permirësojnë prodhimin e energjisë të (PV), falë efektit freskues së tyre;
  • përmirëson pamjen estetike të ndërtesave;

Dallohen dy tipologji të tarracave të gjelbëra: tarracat e gjelbra të shtrira (ekstensive) dhe tarracat e gjelbra intensive.

Tarracat e gjelbëra të shtrira (ekstensive)

Kjo tipologji, zakonisht, ofron interes vizual, biodiversitet dhe nuk është e përshtatshme për t’u shkelur. Përdoren, në mënyrë të veçantë, për ndërtesat e dimensioneve të mëdha, në çatitë e pjerrëta dhe në banesat ekzistuese, për rastet kur trashësia e nënshtresës nuk është e mjaftueshme (deri në 200 mm), kur pesha e ngarkesës mund të shkojë nga 30 në 100kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit). Mirëmbajtja nuk është e domosdoshme (ujitje vetëm në rastet e thatësirës së tejzgjatur), bimësia e së cilës është shumë rezistente (myshqe, rrënjë, bimësi të mëdha). Lartësia e bimësisë nuk duhet t’i kalojë 20 cm dhe përzierja e disa llojeve i jep mundësi tarracave të kenë pamje shumëngjyrëshe, që varion sipas stinës. Këto lloj tarracash nuk janë të shkelshme (dhe nuk mund të kultivohet).

 

Tarracat gjysmë Intensive

Një tipologji e ndërmjetme përfshin karakteristika të përbashkëta të tarracave intensive dhe të shtrira. Trashësia e nënshtresës është  80-200mm. Një gamë më e gjerë bimësh mund të përdoren, në krahasim me tarracat e shtrira, duke përfshirë shkurre dhe pemëtore. Ujitja dhe mirëmbajtja varen nga speciet e bimëve të mbjella.

Tarracat e Gjelbëra (Intensive)

Rekomandohen për hapësira të vogla ose të mesme. Kjo tipologji është kryesisht e projektuar për të krijuar ambiente rekreative që të mund të shfrytëzohen nga njerëzit.

Trashësia e nënshtresës duhet të jetë më e madhe (zakonisht më e madhe se 200mm) për një peshë me ngarkese midis 120 (në rastet e pashfrytëzueshme) dhe 350 kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit dhe në rastet e shfrytëzueshme). Kjo tarracë lejon mbjelljen e një bimësie që rritet shumë në vijë ajrore, i llojit të hortikulturës, si kullosa, tapete të gjebëruar, lule që zgjaten apo shkurre.

Kjo tipologji kërkon mirëmbajtje dhe ujitje të rregullt. Është e ngjashme me kopshtet tradicionale, ku mund të mbillet dhe kultivohet çdo lloj bimësie. Duke qenë se ka peshë të madhe, konstruksioni i saj duhet të jetë i duhuri (dimension/peshë/material).

Sustainable Facilities Tool

Sistemi “Kopësht”. Një nga tipologjitë e çative të gjelbëra

Në një sistem të avancuar, për atë që konsiderohet një tarracë e gjelbër, apo një sipërfaqe e mbuluar, e gjelbëruar, mund të përshkruajmë lloje të ndryshme apo kombinime të mbjellash.

Shtresat që përbëjnë detajin e një sistemi “Kopësht” nuk janë të njëjtat me ato të një tarrace të thjeshtë, të gjelbëruar, për shkak se, siç u përmend më sipër, nëpër këto lloj sistemesh mund të mbillen kultura të ndryshme bimore, të cilat kanë nevojë për kushte ideale për zhvillimin e bimëve dhe që nuk kanë nevojë vetëm për një tokë të mirë, por për një varg shtresash që kryejnë detyrën e të ushqyerit mirë të bimëve, duke siguruar, gjithashtu, mbështetjen dhe absorbimin e kullimit të ujërave, me anë të membranave hidroizoluese.

Tarracat e Gjelbëra (Intensive)

Rekomandohen për hapësira të vogla ose të mesme. Kjo tipologji është kryesisht e projektuar për të krijuar ambiente rekreative që të mund të shfrytëzohen nga njerëzit.

Trashësia e nënshtresës duhet të jetë më e madhe (zakonisht më e madhe se 200mm) për një peshë me ngarkese midis 120 (në rastet e pashfrytëzueshme) dhe 350 kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit dhe në rastet e shfrytëzueshme). Kjo tarracë lejon mbjelljen e një bimësie që rritet shumë në vijë ajrore, i llojit të hortikulturës, si kullosa, tapete të gjebëruar, lule që zgjaten apo shkurre.

Kjo tipologji kërkon mirëmbajtje dhe ujitje të rregullt. Është e ngjashme me kopshtet tradicionale, ku mund të mbillet dhe kultivohet çdo lloj bimësie. Duke qenë se ka peshë të madhe, konstruksioni i saj duhet të jetë i duhuri (dimension/peshë/material).

 

Membranat mbrojtëse dhe shtresat përbërëse

 

  • Shtresë mbrojtëse kundër lagështisë (hidro-izoluese)

Një membranë gjeotekstile, me në trashësi të ndryshme ( zakonisht midis 2-12 mm ), që kryen funksionin e dyfishtë, mbron membranën e papërshkueshme nga uji gjatë dhe pas ndërtimit dhe plotëson mbrojtjen për mbajtjen e kapacitetit të rezervuarit dhe shtresave të ujit.

  • Membrana mbrojtëse ndaj rrënjëve

Një membranë, që në vazhdimësi mbron shtresën mbrojtëse kundër lagështisë, duke parandaluar rrënjët e bimëve, që të rriten në ose nëpërmjet saj. Ajo mund të marrë formën e një membrane të pavarur apo në versionin monolit, rezistent ndaj rrënjëve dhe ujit njëkohësisht.

  • Shtresa e Kullimit / Rezervuarit

Shtresat e kullimit / rezervuarit mund të jetë prodhuar nga një shumëllojshmëri materialesh, duke përfshirë plastikë të fortë, bukëpeshku/polistirenë dhe shkumë. Që të funksionojnë si duhet shtresa e kullimit / rezervuarit duhet të sigurojë që uji i tepërt të largohet.

  • Shtresa Filtër

Një cipë e thurur ose gjeotekstile që parandalon që sedimente dhe grimca të tjera të përshkojnë dhe të kalojnë në shtresën e kullimit / rezervuarit mënyrë që të ruajë depërtueshmërinë.

 

 

 

 

 

Bimësia

Përbërja fiziologjike, e ndryshme, e bimëve çon në ndryshme të performancës së tyre.

Për shembull, tarracat që kanë si objektiv mbajtjen e ujërave të shirave, shpesh kërkojnë përdorimin e specieve Sedum (për shkak se këto bimë konsumojnë shumë ujë lidhur me metabolizmin e tyre) .

Ndërsa një tarracë që ka si objektiv të veçantë biodiversitetit (p.sh. krijimi i habitatit) mund të kërkojë një përzierje të veçantë të specieve autoktone (shpesh të zgjedhura nga një ekolog ekspert).

 

 

 

 

 

Wikipedia-Sedum

Tipi i bimësisë (p.sh. madhësia e gjethes, forma etj) dhe fiziologjia (p.sh. tendenca e transpirimit etj) do të ndikojë në performancën e tarracës dhe tolerancën e tij ndaj thatësirës, erës, dritës, hijes dhe ndotjes.

Një gamë e gjerë bimësie të përzgjedhura sipas kërkesave të veçanta të tarracës së gjelbërt janë myshqe, erëza, lule, grasses, shkurre dhe pemë.

Foto: Ehrhorn Hummerston, fitues i çmimit ‘The Scandinavian Green Roof’ 2019