“Matje në objekt”:

Për verifikimin e eficencës energjetike të objektit tuaj ekzistues, ne ofrojmë shërbimin e matjeve në objekt. Ky shërbim konsiston në matjen e:

  • infiltrimeve të ajrit;
  • matjen e koeficientit të transmetimit të nxehtësisë të elementëve konstruktiv të mbështjellës së ndërtesës;
  • diagnostikimin e urave termike të ndërtesës, si dhe matjen e nivelit të ndriçimit;

Këto matje, japin informacionin e duhur dhe të saktë, se në cilën pjesë ndërtesa juaj ka nevojë për ndërhyrje. Me anë të këtij informacioni, ju do të jeni në gjendje të krijoni plane afatshkurtër dhe afatgjatë për ndërtesën tuaj, në mënyrë që klasi i energjisë së saj, të arrijë standardet europiane të efiçencës së energjisë, duke ju krijuar njëkohësisht komoditetin e jetesës në të.