Zyra ofron shërbimin e konsulencës mbi identifikimin e efekteve pozitive që termoizolimi, ka në performancën energjitike të ndërtesës, si dhe në kursimet financiare të klientëve tanë, duke vlerësuar rentabilitetin ekonomik të investimit të bërë. Ky shërbim është shumë i nevojshëm sidomos për ndërtesat e vjetra, të cilat kanë nevojë të lartë për ndërhyrje në mbështjellën e ndërtesës dhe tek të cilat kursimi i konsumit që lind prej termoizolimit, përkthehet jo vetëm në kursime financiare por edhe në rritjen e mirëqënies së banorëve të objektit.
Në ditët e sotme, dyert dhe dritaret e zakonshme njihen për mangësitë që shfaqin në aspektin energjetik. Zëvendësimi i tyre është i kushtueshëm në momentin e realizimit të investimit, por në terma afatgjatë vlerësohet se këto investime janë fitimprurëse.
Kolektorët diellor në Shqipëri, arrijnë të mbulojnë mesatarisht 50% të kërkesës për ujë të ngrohtë sanitar në vit. Në këtë kuadër ne e rekomandojmë tek klientët tanë instalimin e këtyre kolektorëve.
Panelet fotovoltaike kanë një kurbë të theksuar rënie të kostos së tyre të investimit nga viti në vit. Reforma energjitike është një anë tjetër positive, e cila në të ardhmen mund t’i kthejë konsumatorët individual në prodhues dhe tregtar energjie.
Impiantet e ngrohjes dhe ftohjes mund të aplikohen në forma të ndryshme në varësi të kërkesës së klientit tonë. Stafi jonë i përkushtuar është i gatshëm t’ju ofrojë zgjidhje nga më të ndryshmet për një komfort maksimal termik në çdo kohë.