“Auditimi i energjisë në ndërtesa”:

  • Vlerësimi i konsumit specific, të konsumit të energjisë (kWh/m2 /vit)

Konsumi specifik i energjisë, është një tregues, i cili përmbledh konsumin e energjisë vjetore të ngrohjes, ftohjes, ujit të ngrohtë sanitar, si dhe ndriçimit. Në bazë të rezultatit të konsumit specifik të energjisë përcaktohet klasi i energjisë së ndërtesës, apo njësisë.

 

 

  • Evidentimi i urave termike në mbështjellën e ndërtesës

Urat termike kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e përdoruesve të ndërtesës, pasi ato mund të rrisin humbjet e nxehtësisë deri në 20%. Si rrjedhojë e Urave Termike, ndërtesa është e predispozuar të krijojë mundësinë e zhvillimit të mykut. Gjithashtu ekzistenca e Urave Termike ndikon në përshpejtimin e amortizimit të elementëve konstruktiv. Evidentimi i urave termike dhe marrja e masave të duhura duke bërë ndërhyrjet e nevojshme, mund të shmangin krijimin e tyre.

 

 

  • Matja e performancës energjitike të mureve të ndërtesës

Koeficienti i transmetimit të nxehtësisë së mureve të jashtëme të ndërtesës, ka rolin kryesor në përcaktimin e humbjeve apo ruajtjes së nxehtësisë. Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.537, datë 08.07.2020, është i përcaktuar që ky koeficient, për ndërtesat e reja, të mos kalojë vlerën 0.38 W/m2K, ndërsa për ndërtesat ekzistuese nuk duhet të jetë më shumë se 0.4 W/m2K.

 

  • Matja e infiltrimeve të ajrit

Infiltrimet e ajrit janë sasia e ajrit, që shkëmbehet në mënyrë të pavullnetshme, kur dyert dhe dritaret e ndërtesës janë të mbyllura. Këto humbje të pakontrolluara mund të rrisin ngarkesën ngrohëse apo ftohëse në mënyrë të konsiderueshme.

 

 

  • Vlerësimi i efiçencës së impianteve të ngrohjes dhe ftohjes

Impiantet e ngrohjes dhe ftohjes janë konsumatorë të burimit primar të energjisë. Si rrjedhojë, efiçenca e këtyre impianteve është thelbësore për një rendiment energjetik më të lartë të ndërtesës.

 

 

  • Vlerësimi i sistemeve të prodhimit të ujit të ngrohtë sanitar

Prodhimi i ujit të ngrohtë sanitar, është një faktor, i cili shpesh neglizhohet gjatë fazës së projektimit të ndërtesës. Sistemet konvencionale të prodhimit të ujit të ngrohtë, nuk arrijnë efiçencë të lartë energjitike dhe si pasojë kontribojnë negativisht në performancën energjetike të ndërtesës.

 

 

  • Vlerësimi i kushteve të ndriçimit

Ndriçimi artificial është një faktor i rëndësishëm për shëndetin psikologjik të njeriut. Ngrohtësia e dritës, intesiteti dhe fuqia e saj, janë parametra, të cilat ndikojnë konsiderueshëm në mirëqënien e përdoruesve të ndërtesës. Njëkohësisht, ndriçimi është një parametër jo i parëndësishëm në performancën energjitike të ndertesës, pasi konsumi i energjisë elektrike për qëllime ndriçimi është konstant dhe i vazhdueshëm.