Auditimi i energjisë është një procedurë e aplikueshme për të gjitha ndërtesat dhe shërben për të identifikuar ndërhyrjet përmirësuese (të izolimit si dhe impianteve) të përshtatshme për reduktimit të konsumit të energjisë në ndërtesa. Qëllimi final i auditimit është klasifikimi i ndërhyrjeve të simuluara sipas një rendi përparësie, në mënyrë që të optimizohet raporti kosto/përfitim dhe të zgjidhen ndërhyrjet ekonomikisht më të favorshme.

Që nga kriza energjetike e viteve shtatëdhjetë, vëmendja ndaj çështjes së efiçiencës së energjisë në ndërtesa është rritur gjithnjë e më shumë në mbarë botën, duke synuar përcaktimin ndërtesave me performancë “afër zero energji”. Për këtë qëllim, secili vend anëtar i BE-së ka përcaktuar kriteret dhe kërkesat për ndërtimin e Godinave të standartit “afër zero energji”, duke përmbushur edhe kërkesat e Direktivave të BE-së. Me plotësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë, duke e përafruar atë me “Acquis Communautaire”, edhe në Shqipëri ka nisur sfida për përmirësimin e performancës së energjisë në ndërtesa.
Ndërtesë me performancë “afër zero energji” janë ndërtesat që kanë një performancë shumë të lartë të energjisë, sikurse përcaktohet në Metodologjinë Kombëtare të Llogaritjes. Kjo do të thotë që kërkesa për energji, të përdorur për, ngrohje, ftohje, ventilim, prodhim të ujit të ngrohtë dhe energjisë elektrike është shumë e ulët.
Kërkesa për konsum energjie shumë të ulët ose pothuajse zero duhet të mbulohet kryesisht nga burimet e rinovueshme të energjisë, duke përfshirë energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në ndërtesë, në njësinë e ndërtesës ose pranë tyre.
Falë projektimit apo rinovimit efikas, Zero Energji Studio mundëson shndërrimin e ndërtesave me konsum të lartë në ndërtesa të klasës A apo edhe “afër zero energji”.
-të kryejë çertifikimin e performancës së energjisë të të gjithë ndërtesës ose njësive të saj të ndërtesës,
-të kryejë, nëpërmjet audituesve energjetikë, verifikime të sistemeve teknike të ndërtesës, aty ku është e përshtatshme;
-të sigurojë që pas një rinovimi të rëndësishëm, ndërtesa, njësia apo elementet e saj të jenë në përputhje me kërkesat e performancës së energjisë;
-të sigurojë që “Çertifikata për performancën e energjisë”, përfshirë atë të përkohshme, e ndërtesës apo njësisë së ndërtesës të frekuentuar nga publiku, të vendoset në një vend qartësisht të dukshëm,
-të reklamojë klasën e performancës së energjisë, sipas çertifikatës përkatëse, të ofrojë “Çertifikatën për performancën e energjisë” dhe raportet e plota të verifikimit (aty ku është e përshtatshme) të blerësit dhe qiramarrësit e mundshëm, nëse, sipas ligjit, për ndërtesën ose njësinë e ndërtesës ka pasur detyrimin e çertifikimit të performancës së energjisë apo për sistemin teknik ka pasur detyrimin e verifikimit;
-të sigurojë aksesin e plotë të nëpunësve të Agjencisë për Efiҫencën e Energjisë për të realizuar mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve që parashikon legjislacioni në fuqi për performancën e energjisë në ndërtesa.

Me qëllim, kontrollin, vlerësimin dhe përmirësimin e performancës së energjisë së ndërtesave, legjislacioni në fuqi parashikon detyrimin që:
– Kur një ndërtesë ose njësi ndërtese shitet ose jepet me qira përpara se ajo të jetë ndërtuar, pronari i ndërtesës duhet që në fazën e projektimit të pajisë me çertifikata të përkohshme të performancës së energjisë këto ndërtesa ose njësi ndërtesash.
– Me përfundimin e punimeve të ndërtimit, këto ndërtesa ose njësi ndërtesash pajisen me “Çertifikatën për performancën e energjisë” për qëllime të lejes së përdorimit.
– Kur ndërtesat ose njësitë e ndërtesave ndërtohen, shiten ose jepen me qira, “Çertifikata për performancën e energjisë” duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi.
– “Çertifikata për performancën e energjisë” është e vlefshme për një periudhë maksimale prej 10 vitesh nga momenti i lëshimit, nëse nuk do të ketë ndryshime që do të ndikojnë në vlefshmërinë e saj.
– “Çertifikata për performancën e energjisë” lëshohet nga audituesit e energjisë, në bazë të të dhënave teknike të performancës së energjisë dhe raportit të verifikimit,
– Audituesi energjetik për lëshimin e “Çertifikatës për performancën e energjisë” përdor tarifa jo më të larta sesa tarifat përkatëse tavan. Këto tarifa miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë dhe ministrit përgjegjës për financat